maxresdefault

Tentoi të kalonte me 26 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet penalisht një 35-vjeçar nga Kosova

Tentoi të kalonte me 26 mijë euro të padeklaruara në Morinë, procedohet penalisht një 35-vjeçar nga Kosova


Një person me inicialet A.S. i moshës 35-vjeçare tentoi të hynte në Shqipëri me 26 mijë euro, mirëpo ai është proceduar penalisht në kufirin e Morinës.

Sipas një njoftimi nga policia e shtetit bëhet e ditur se i dyshuari këto para nuk i kishte deklaruar sipas ligjit dhe siç bëhet e ditur ato para janë sekuestruar.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S. Shërbimet e policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç bëhet e ditur në njoftim materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO