maxresdefault

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme

U.D. Kryeprokurori i Shtetit kërkon efikasitet në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme


Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur takimin e rregullt të kolegjiumit me kryeprokurorët dhe përfaqësuesit e të gjitha prokurorive të Republikës së Kosovës dhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim, rëndësi të veçantë iu kushtua rritjes së efikasitetit në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të paligjshme dhe shitjes së kësaj pasurie konform dispozitave ligjore.

Po ashtu, z. Kelmendi diskutoi me kryeprokurorët edhe për çështjen e ngritjes së aktakuzave pa marrjen në pyetje të të pandehurit.

Në takim u trajtua edhe zbatimi i Udhëzimit lidhur me lëndët narkotike, me ç’rast secili kryeprokuror i prokurorisë përkatëse njoftoi për veprimet e ndërmarra lidhur me këtë çështje.

Në fund u theksua nevoja e rritjes së efektivitetit të prokurorive gjatë raportimeve periodike dhe vjetore të punës së tyre. /Kosova.info/

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO