Vjosa Osmani deklaron pasurinë në AKK: Pronë gjysmë milion euro në Australi, banesë, shtëpi e parcelë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar deklarimin e pasurisë së saj pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (AKK), duke paraqitur në detaje pasuritë që zotëron ajo dhe bashkëshorti i saj. Deklarimi përfshin prona të patundshme brenda dhe jashtë vendit, të ardhura vjetore, automjete dhe kredi aktive.
Sipas dokumentit të dorëzuar, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj zotërojnë:
-
Një banesë me vlerë mbi 59,000 euro;
-
Një shtëpi me vlerë 170,000 euro;
-
Një parcelë toke me vlerë 35,000 euro;
-
Një garazh me vlerë 6,000 euro;
Gjithashtu janë deklaruar dy prona të tjera për banim:
-
Një pronë e përbashkët me vlerë 190,000 euro;
-
Një pronë në Australi, me vlerë blerjeje 510,000 euro.
Në emër personal, Vjosa Osmani ka deklaruar një parcelë toke të blerë në vitin 2016 për 35,000 euro. Ajo gjithashtu ka sqaruar se prona në Australi është financuar përmes shitjes së një prone të mëhershme në pronësi të bashkëshortit, trashëgimisë nga familja e tij, kursimeve dhe ndihmës financiare nga të afërmit.
Përveç pronave të paluajtshme, në deklaratë përfshihet edhe një veturë në pronësi të bashkëshortit të saj, me vlerë 10,000 euro, si dhe dy kredi aktive – njëra në shumën 40,000 euro dhe tjetra 16,000 euro.
Të ardhurat vjetore të Presidentes Vjosa Osmani
-
Vjosa Osmani ka raportuar të ardhura neto vjetore prej 33,104 euro nga pozita e saj si presidente.
-
Nga udhëtimet zyrtare jashtë vendit, ajo ka përfituar mbi 11,500 euro.
Ndërkohë, bashkëshorti i saj ka raportuar:
-
11,068 euro nga paga;
-
12,500 euro nga qiraja e pronës në Australi;
-
19,000 euro të përfituara nga një vendim gjyqësor në Ministrinë e Punëve të Jashtme;
-
Rreth 2,800 euro nga udhëtime jashtë vendit.