maxresdefault

Zhduket një grua në Kaçanik, policia nis kërkimet për gjetjen e saj

Zhduket një grua në Kaçanik, policia nis kërkimet për gjetjen e saj


Policia e Kosovës ka njoftuar për fillimin e operacionit të kërkimit të vendodhjes së një gruaje, e cila është raportuar nga familjarët e saj se është zhdukur në Kaçanik.

“Më 28.04.2025, rreth orës 16:30, në stacionin policor në Kaçanik, një famijar nga fshati Runjevë raportoi për zhdukjen e motrës së tij, H.J. (54 vjeçe). Sipas tij, viktima ishte larguar nga shtëpia e vëllait rreth orës 04:00 të po kësaj date dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. H.J., e martuar në fshatin Rahovic-Ferizaj, kohëve të fundit qëndronte te vëllai për shkak të gjendjes shëndetësore të saj”, ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ankuesi tha se nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Rreth orës 19:35, është nisur operacioni i kërkimit me dronë nga Njësiti i Kërkim-Shpëtimit, hetuesit e stacionit dhe njësitë e NJRSH-së nga Ferizaj të udhëhequr nga komandanti i stacionit policor në Kaçanik.

“Në momentin e zhdukjes, ajo ishte e veshur me pizhamë ngjyrë pembe dhe trenerka ngjyrë kafe, e gjatë rreth 172 cm dhe me peshë trupore rreth 70 kg. Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e një shënimi zyrtar dhe marrjen e masave për gjetjen e saj”, vazhdon njoftimi.

Kliko lajmet posht

Leave a Reply

turqisht.com
Merrni njoftimet per lajmet e fundit PO JO